Opozita bllokon rrugët 2 orë, Basha: S'ka 30 qershor! Të caktohet datë tjetër

Report TV 2019-05-28

Views 0

Për 2 orë, opozita jo parlamentare bllokoi akset kryesore në 12 qarqet e vendit, në atë që e quasn mosbindje civile për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Nga Elbasani, shoqëruar nga ish-deputetë dhe simpatizantë, kryedemorkati Basha kryesoi bllokimin e rrugës tek kryeqëzimi i Bradasheshit.

Në përfundim, në një fjalim falenderues për mbështetës, Basha tha se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Ai kërkoi caktimin e një date tjerët, në mënyrë që zgjedhjet lokale të bëhen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Opozita jokuvendore ka bojkotuar zgjedhjet lokale, ndërsa Basha tashmë ka prezantuar detyrat e qeverisë tranzitore, dhe një platformë elektorale.

"Populli i bashkuar nuk do të lejojë që më 30 qershor të ketë zgjedhje fasadë, por që të caktohet një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe parlamentare nën kujdesin e qeverisë tranzitore", tha Basha.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte në Durrës, tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka kuptuar ende revoltën qytetarë që sipas saj do ta rrëzojë nga pushteti. Madje paralajmëroi deri 'luftë' për të larguar kryeministrin, por tha se nuk do të donte që të arrinte deri në atë situatë.

"Këto akoma nuk kanë filluar të kuptojnë që mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestave akoma nuk ka filluar. Jemi në atë shkallë për t'i thënë që shqiptarët janë të gatshëm për tu përballur dhe për t'i dhënë fund këtij genocidi heshtës që ka bërë Rama ndaj shqiptarëve. Shqipëria ka mbi 500 mijë shqiptarë të larguar, një genocid heshtës, që të gjitha kombet u janë përgjigjur me luftë. Nuk është e nevojshme të shkojmë deri atje se një i çmendur ka marrë pushtetin", tha Kryemadhi.

Liderja e LSI tha se nëse edhe ky aksion nuk funksionon, rrugët do të bllokohen 24 orë.

?Bllokimi I rrugëve nuk ka filluar ende. Ky nuk është tamam bllokim rrugësh. Do ta shihni kur ti bllokojmë 24 orë në 24. Nuk ka asnjë rrezik përplasje me policine pasi shumica e uniformave blu janë me kauzën tonë. Administrate është e rrënuar dhe jashtë funksiononit. Është administrate politike dhe ne funksion të qeverisë.?, tha Kryemadhi,

Policia rrugore u mundua të gjejë rrugë alternative për kalimin e automjeteve të bllokuara në rrugë, që duhet theksuar se radhët u bënë kilometrike në të gjitha akset. pati tymuese, djegie gomash e flakadanë, por nuk u shënuan incidente.

Share This Video


Download

  
Report form