Rudina - #Love#Likes#Tirana, nje serial ne web per dashurine! (02 maj 2019)

RTV KLAN 2019-05-28

Views 29

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; ?Hostel by Anabel? është një serial, i cili në fokus ka kryesisht rininë dhe mentalitetin që e rrethon. Seriali ka në qendër të tij 5 vajza dhe trajton tema të ndryshme të rinisë shqiptare në përditshmërinë e tyre, që kanë një këndvështrim tjetër në trajtimin e situatave në krahasim me brezat paraardhës. Një serial i ideuar nga Dalina Buzi dhe që është përpjekur të promovojë një rini moderne, mendjehapur dhe me mentalitet perëndimor.

Pas rubrikave të sezonit të parë, qershia mbi tortë e këtij viti është ?#Love, #Like, #Tirana?, një komedi romantike, zyrtarisht web-series i parë në Shqipëri.

Për të treguar më shumë rreth serialit dhe eksperiencës së tyre ishin të ftuara në emisionin ?Rudina? në Tv Klan Megi Pojani, Ana Haxhimali, Deamishel Hoxha, Alberta Kamenica dhe Viola Gjoleka.

?Në serial rrëfehen pak a shumë historitë e të gjithë personazheve që jetojnë në Tiranë. Janë gjëra që ndodhin në realitet. Unë ndahem nga i dashuri sepse kuptoj se pas 6 vitesh bashkë ai më tradhton me Dean dhe aty unë marr tatëpjetën, pi alkool dhe gjej ngushëllim tek shoqet e mia. Pastaj fillojnë njohjet e reja, unë njihem me Elion, Alban Ramosajn. Jemi lodhur gjatë xhirimeve, por edhe jemi kënaqur. Në serial është edhe një moment puthje mes dy vajzave dhe ishte hera e parë që e shihja live. Kishim xhiruar gjithë natën, mua më kishte kapur budallallëku. Unë duhet të bëja sikur se kisha mendjen, ndërkohë kaloja, qeshja dhe i shikoja?, tha Megi Pojani.

?Në këtë serial unë kam rolin e dashnores, por më pëlqen ky rol sepse aty trajtohen edhe problemet e saj, familja e saj. Pra situata trajtohet edhe nga këndvështrimi i saj, e cila dashuron dhe i përjeton dramat si gjithë të tjerët, jo si personazh që ka hyrë në jetën e të tjerëve për t?iu prishur punë?, tha Deamishel Hoxha.

?Unë në seral jam Ledia, është një personazh pozitiv. Shikon terezinë e vet, ka një dashuri në largësi dhe është komike. Ledia është më e ndjeshmja dhe kujdeset për Zoin?, tha Viola Gjoleka.

?Unë jam Xheni në serial, ndryshe nga të gjitha vajzat unë jam lezbike. Unë nuk gjej dot një të dashur që të ketë prirje si unë. Për shumë njerëz kjo duket shumë e huaj, jo shqiptare, por është diçka që ndodh. Në serial është trajtuar njëlloj si personazhet e tjera. Por personazhi im ende nuk është zbuluar mirë?, tha Ana Haxhimali.

Share This Video


Download

  
Report form