http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës ofron mbështetjen me te madhe ne rajon per shtresat ne nevoje. Sipas Erjon Veliajt nga paketat sociale përfitojnë edhe familjet e reja.?Jemi një ndër bashkitë që ofron paketën më bujare për çështje sociale në rajon, sidomos lidhur me strehimin. Vitet e fundit kemi dhënë nga 1000 kredi të buta çdo vit, kryesisht për të ndihmuar çiftet e reja, ku shuma e moshës së dy anëtarëve të çiftit është nën 70 vjeç; pra, u japim një ndihmë të fillojnë jetën e tyre të re si familjarë të rinj në qytetin e Tiranës. Kemi marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga bankat, ku ne amortizojmë interesin dhe përfituesit paguajnë vetëm këstin e kredisë?Duke folur ne aktivitetin arritja e synimeve te zhvillimit te qëndrueshëm Erion Veliaj veçoi punën e bërë për hapjen e 7 mensave sociale dhe premtoi se 3% e ndërtesave të reja do të vendosen në dispozicion të fondit të banesave sociale.Disa gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe duhet ta pranojmë këtë. Me ligjin e ri, për të cilin duhet të bëjmë të gjitha aktet nënligjore, u kërkojmë ndërtuesve që 3% të ndërtesave të reja të vendosen në dispozicion të fondit të banesave sociale. Kjo e bën akoma më demokratik këtë proces. Jemi një ndër vendet e rralla në rajonin tonë që e kemi këtë politikë dhe që duhet ta aplikojmë sa më shpejt vitin tjetër sepse na ndihmon që hapësirat e qendrave sociale të mos kthehen në geto?Katër vitet e fundit kryeqytetit i janë shtuar 100 mijë banorë, dhe për kreun e bashkisë këto politika janë të nevojshme për të mbështetur këdo që vendos të jetojë ne Tirane.