Bardhi: Për sa kohë do jetë Rama kryeministër dera e Europës do jetë e mbyllur

Report TV 2019-05-28

Views 0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar sot nga takimi me të rinjtë e PD në degën 7 të Tiranës se zërat se Basha ka pranuar tryezën me Ramën nuk janë të vërteta.

Bardhi u ndal edhe tek zhvillimet e Samitit të Berlinit, teksa tha se për sa kohë të jetë Rama në krye të qeverisë dera e Europës do jetë e mbyllur për Shqipërinë.

"Nuk do ketë asnjë tërheqje asnjë kthim pas. Rruga e vetmë është rrëzimi i Edi Ramës. Pa u rrëzuar Edi Rama nuk mund të ketë zgjidhje. Nuk e dimë sa qershor dhe shtator të tjerë do kalojnë por sa kohë vendi të ketë një qeveri që drejtohet nga krimi nuk do ketë zgjidhje. Sa kohë të jetë Rama në krye të qeverisë, dera e Europës do jetë e mbyllur për Shqipërinë.

Beteja që kemi nisur për zgjedhje ë lira dhe të ndershme, do garantojë një qeveri normale, që nuk vjen në pushtet për veten por për të zgjidhur hallet e njerëzve normalë. Nëse një qeveri e ka fatin të lidhur me qytetarët, nuk do kettë më zgjedhje fasadë. Grupet kriminale në vend, diktojnë zgjedhjet të cilat i fiton ai që bën marrëveshje me krimin duke e ccuar Shqipërinë në hapa pas drejt Integramit Europian", u shpreh Bardhi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS