Në një video- mesazh, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Anastas Janullatos i çoi një mesazh të gjithë besimtarëve ortodoksë të cilët nesër festojnë Pashkët ortodokse.
Me rastin e kësaj feste simbolike për besimin ortodoks Janullatos është shprehur se ngjallja e Krishtit sjell shpresën paskale e cila do të ndriçojë jetën e çdo njeriut duke mposhtur veset shkatërruese të shoqërisë dhe përballjen me vdekjen.
"Ngjallja e Krishtit na ofron shpresë të pamasë, kjo shpresë buron nga lajmi i gëzuar se U mund vdekja armiku i paepur i njeriut , e mundi krishtin Ngjallja forcon shpresën për tu përballur me vdekjen me cdo energji vdekje prurëse që na mundon, do të mposhten përfundimisht padrejtësia smira korrupsioni gënjeshtra arroganca që e vrasin paqen dhe duke e cuar shoqërinë në dekadancë. Gjithashtu shpresa paskale na jep fuqi dhe na siguron se me anë të ndriçimit të krishtit do të gjenden rrugët e shumëllojshme pakrye, politike, fetare, sociale
Krishti u ngjall vllezër dhe motra, shpresa paskale do të ndriçojë jetën tonë."