Kushtet e punonjësve në Shqipëri/ Organizatat ndërkombëtare paguajnë më shumë

Report TV 2019-05-28

Views 0

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, hasemi edhe njëherë me problematikat e shumta që Shqipëria ka sa i përket tregut të punës. Këto problematika lidhen kryesisht me të drejtat e punëtorëve, legjislacionin, kushtet në të cilat punojnë dhe pagat.

Sa i përket shtimit të aksidenteve në ambientet e punës, evidenton më së shumti mungesën e marrjes së masave për kontrollin e sigurisë dhe kushteve të punës.

Sipas raportit të kryer nga Inspektoriati i punës vetëm gjatë vitit 2018, janë aksidentuar në ambientet e punës 195 persona, ndërsa kanë humbur jetën 27 punëmarrës. Përgjatë vitit që lam pas 162 biznese janë inspektuar për shkak të mungesës së sigurisë në punë dhe për shkak të aksidenteve të shumta të ndodhura në ambientet e këtyre subjekteve.

Një tjetër problematikë është fakti që shumë prej të punësuarve në Shqipëri, punojnë në të zezë. Në këtë kategori përfshihen edhe një pjesë e individëve që punojnë në bizneset familjare.

Mbi 100 mijë punëmarrës nuk përfitojnë nga mbrojtja sociale dhe të drejtat e tjera që jep legjislacioni i punës.

Mbështetur në kontrollet e kryera nga Inspektoriati i Punës 30% e të punësuarve rezultojnë të punësuar me pagë minimale.

Share This Video


Download

  
Report form