#rtvora #benandoni
Teksa Samiti i Berlinit shihet si një mundësi e fundit për bindur Francën para vendimit të qershorit për hapjen e negociatave, analisti Bend Andoni thotë se Shqipëria duhet të fokusohet te Gjermania.
I ftuar në RTV Ora, Andoni thotë se nëse Rama arrin të bindë Merkel, Gjermania influencon te vendet e tjera.
Andoni: Franca njësoj si Holanda është skeptike. Problemi më i madh është besueshmëria e Gjermanisë. Gjermania pas asaj dukje shumë të afërt me ne, në momentin që Gjermania vendos që të jetë pro hapjes së negociatave do të influencojë. Ky është hapi më i madh për Ramën dhe enturazhin e tij që të bëjë zonjën Merkel të bindet dhe të ketë ato indikacionet që janë marrë nga Komisioni që hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriut ndihmon shumë dhe mosdestabilizimin e rajonit.
Andoni beson se institucionet shqiptare janë të përgatitura të tregojnë ecurinë e procesit.
Andoni: Shqipërisë angazhimi më i madh i duhet të ndihmojë Kosovën dhe të tregiojë se është e aftë të implementojë reforma dhe të marrë përsipër barra.
Lidhur me kërkesën e parlamentit holandez për kthimin e vizave, analisti shprehet: "Besoj është frymë por derisa nuk kemi indikacione që mund ta ndjekë një vend tjetër mund të themi se është një rast sporadik".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/negociatat-ne-dore-te-gjermanise-andoni-nese-rama-bind-merkel-influencon-te-franca-dhe-holanda
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz