Rreze Dielli 30 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Mish viçi me finok dhe karrota

RrezeDielliOfficial 2019-05-28

Views 1

Mish viçi me finok dhe karrota

Përbërësit:
600 gr mish viçi
1 lgj miell
2 qepë (mesatare)
2 thelpi hudhër
2 karrota
2 finok
2 domate
1 fk pure domate
½ gotë vorë të bardhë
1 gote lëng mishi
1 lç trumzë
1 lç rozmarinë
1 gjethe dafine
vaj ulliri
kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht karrotat dhe i presim në kubikë të vegjël. Gjithashtu dhe finokun e presim në kubikë të vegjël. Domatet i qërojmë nga lëkura duke i vendosur në ujë të vluar për 2-3 minuta, më pas i presim në ¼ largojmë lëngun dhe farat dhe i presim në kubikë.
Presim mishin në 4 copa, e kriposim dhe e piperosim dhe më pas e rrotullojmë në miell.
Vendosim në një tigan të thellë 3 lugë vaj ulliri dhe pasi vaji të ngrohet vendosim copat e mishit i skuqim ato mirë nga të dy anët dhe më pas i heqim mënjanë. Po në atë yndyrë kaurdisim mirë perimet, më pas shtojmë domatet dhe salcën e domates. Sapo domatet të fitojnë pak nxehtësi e shuajmë gatimin me verë të bardhë. Shtojmë erëzat ? trumzë, dafinë dhe rozmarinë dhe i rregullojmë perimet me kripë dhe piper.
Shtojmë dhe copat e mishit mbi perime, i përziejmë pak dhe në fund shtojmë lëngun e mishit. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 50 minuta. E shërbejmë të ngrohtë mishin me perime duke e shoqëruar me bukë të freskët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS