#rtvora
Dy të arrestuarit si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e vëllezërve Bilali në Shkodër do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit. Para gjykatës së Shkodrës, Arsen Stojku dhe Milsim Rama, mohuan akuzat për lidhje me vrasjen.
Gjykata e Shkodrës i la në burg dy të arrestuarit e akuzuar si të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bilali, në 30 mars të këtij viti.
29-vjeçari Arsen Stojku dhe 23 vjeçari Milsim Rama i mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre, njëri duke folur vetë përpara trupës gjykuese, e tjetri përmes avokatit.
Pozitat e dy të rinjve janë rënduar edhe më shumë nga përgjimet ambjentale që disponon organi i akuzës, ku rezulton se ata kanë patur dijeni për vrasjen.
Përveç mjetit të djegur ditën e krimit, është sekuestruar edhe një makinë tip "Golf", me të cilin sipas organit të akuzës vërtetuar edhe nga kamerat e sigurisë, ata janë larguar pasi dogjën makinën tip "Benz".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-te-rinjte-e-arrestuar-vrasjen-e-vellezerve-bilali-nen-masa-te-forta-sigurie-ne-gjykate
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz