Autori i vrasjes në Laç në kërkim për grabitje, u arratis nga burgu, qëlloi drejt policisë

Report TV 2019-05-28

Views 4

Autorët e vrasjes së dy të rinjve mbrëmë në Laç janë Vinçesk Pali (Bushi) dhe Markel Bushi. Shqiptarja.com mëson se Markel Bushi është person me precedent penal dhe i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte në kërkim, por një gjë e tillë nuk përbënte aspak shqetësim për të që të lëvizte i lirë në mes të qytetit, madje të përfshihej në një ngjarje tjetër kriminale pak metra larg nga komisariati i policisë.

Por kush është Markel Bushi? Në vitin 2012 ai së bashku me shokun e tij, Daniel Shyti vodhën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë. Pas ngjarjes ata u arrestuan. Gjykata e dënoi Danjel Shtyin me 6 vite burgim në vitin 2013. Ndërkohë që Markel Bushi nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, por më pas arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg.

Prej vitit 2013, ai ndodhej në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë. Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët duke u arratisur, ndërkohë që mbrëmë së bashku me Vinçesk Palin (Bushin) vranë dy kushërinjtë.

Share This Video


Download

  
Report form