VMRO-DPMNE kerkon votat e shqiptareve

RTV KLAN 2019-05-28

Views 4

I kërkon votat e shqiptarëve, por përkrahet nga personi i vetëm që është i dënuar për krime lufte, edhe atë për krime të bëra ndaj shqiptarëve të Lubetenit. Madje, e mohon se Tarçullovski po e përkrah.


Nga ana tjetër, kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që të arrihet pragu zgjedhor.  Nuk sheh asgjë të keqe në qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët. Mickoskit i pëlqen fakti që opozita shqiptare nuk dëshiron të përzihet në raundin e dytë, kurse deklaratën e kryetarit, Ziadin Sela e cilëson se është dhënë në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve demokratike të shtetit.

"Deklarata e tij ishte në drejtim të përmirësimit të demokracisë, në drejtim të esencës së demokracisë, e ajo është që qytetarët janë sovran i pakontestueshëm dhe e drejta e tyre është se a do të votojnë apo jo. E drejta e tyre është se a do të votojnë apo jo por absolutisht nuk pajtohem se deklarata e tij është në drejtim të bojkotimit, përkundrazi ajo deklaratë është në drejtim të përmirësimit dhe forcimit të kapaciteteve demokratike të shtetit".

Pesë vite më parë, pasi BDI nuk arriti të merret vesh për kandidat të përbashkët me asnjë prej partive maqedonase, vendosi t'i bojkotojë zgjedhjet, e Ivanov e fitoi Pendarovskin me mbi 120 mijë vota diferencë.

Share This Video


Download

  
Report form