‘Engjëjt e Amerikës’ në ArTurbina, regjisori Kumbaro: Një copë dashurie nga bota për shoqërinë tonë

Report TV 2019-05-28

Views 0

Një vepër provokative, një apel për të reflektuar, për të kuptuar të ndryshmit, duke nisur nga vetja mbi tema jetësore, si dashuria, homoseksualiteti, bindjet politike apo edhe ato fetare, na zhvendosën këtë fundjavë në Nju Jorkun e viteve ?90. Me ?Engjëjt e Amerikës? të autorit Tony Kushner regjisori Arben Kumbaro ngjiti në skenën e ?ArTurbinës? për publikut shqiptar veprën më ambicioze të dekadave të fundit në dramaturgjinë botërore. Regjisori Kumbaro sjell këtë vepër me dëshirën, që apeli i tij për më shumë tolerancë, mirëkuptim, dashuri edhe paqe, të mbizotërojë edhe në jetët tona.

?Në fakt, ai është një sukses i përbotshëm. Ndihem i prekur, që preku suksesin edhe në Shqipëri. Kam thjesht dashur, që të bie një copë dashuri të botës kësaj shoqërie, që ka nevojë për më shumë paqe, tolerancë edhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Kur ti bie në skenë të ndryshimit nga ne, ti kupton shumë të ndryshëm pas tyre, që shpeshherë nuk e kuptojmë, përse luftojmë, përse grindemi. Kjo është, një copë dashurie nga bota, për shoqërinë tonë?, kështu shprehet regjisori, Arben Kumbaro, i cili dëshiron që vepra ?të shkundë? shpirtin e shqiptarëve.

Ndërsa, mbresat që morën nga kjo premierë edhe për artistët, që ndoqi nga afër shfaqjen ishin të mëdha.

?Një punë serioze e teatrit. Unë mendoj se kanë bërë një punë të lavdërueshme, mbi të gjitha do të thoja se është një punë profesionale. Ajo që është për t?u gjykuar sipas mendimit tim është merita e aktorëve, që kanë arritur të portretizojnë karakteret?, thotë regjisori edhe skenaristi, Leka Bungo.

Share This Video


Download

  
Report form