'Krishti u ngjall'! Ortodoksët kremtojnë Pashkët, besimtarët luten për paqe, uron politika

Report TV 2019-05-28

Views 1

'Krishti u ngjall'! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Mesha në katedralen e "Ngjallja e Krishtit" u mbajt nga kryepeshkopi Anastas. Besimtarët në Tiranë, Korçë, Gjirokastër dhe qytete të tjera u lutën për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre, ndërsa ndezën qirinj.

Besimtarët ortodoksë urojnë njëri-tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. "Krishti u ngjall?, është ?refreni? i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

Share This Video


Download

  
Report form