#rtvora
Ekspertët shprehen kundër projektligjit për Korporatën e Investimeve.Bujar Bendo argumenton se drafti që pritet të diskutohet në parlament është i paqartë dhe i jepte të drejtën qeverisë të tjetërsojë pronën publike si dhe ti japë përparësi zhvillimit të PPP-ve.Në një kohë që ekziston Agjensia e Investimeve, krijimi i Korporatës së Investimeve vleërsohet si një mbivendosje e institucioneve.
Pas opozitës edhe ekspertët e kundërshtojnë projektligjin, i cili parashikon krijimin e një korporate investimesh.
Bujar Bendo thekson se me këto ndryshime ligjore qeveria synon të marrë të drejtën e tjetërsimit të pronës publike, duke i dhënë përparësi koncesioneve PPP.
Bujar Bendo: Qëllimi i fundit i këtij projektligji kjo është, tjerësimi i pronave publike por duke u munduar që të jenë me një interes dhe për qeverinë ose rritjen e kapaciteteve ekonomike të vendit tonë. Ligji e lë shumë të hapur dhe mundësinë e PPP-ve.
Projektligji për Korporatën e Investimeve krijon mbivendosje me Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, e cila ka të njëjtin funksion.
Bujar Bendo: Në frymën dhe të këtij projektiligji vinë dhe mbivendosen në një pjesë. Nëqoftë se do të vazhdojë të funksionojë dhe AIDA jo se bëjnë përjashtim por janë dy institucione paralele. Mund ti vendosej ky funksion AIDA-s dhe jo të krijohej një projektligj i veçantë shah.
Pavarësisht pretendimit se Korporata e Investimeve është krijuar për të thithur më shumë investitorë të huaj, Bendo thekson se korrupsioni është pengesa kryesore në këtë drejtim.
Bujar Bendo: Nuk është se kemi parë investitorë seriozë apo të qëndrueshëm që të kenë vazhduar të kërkojnë të investojnë në Shqipëri.Nëse ky po e zgjidh këtë ngërç do të ishte pak virtuale, nuk besoj se gjërat zgjidhen me projektligje. Jemi në një ambjent që në njëfarë mënyre nga investitorët e huaj është quajtur pengues, i korruptuar dhe me risk.
Aktualisht projektligji për Korporatën e Investimeve është dorëzuar në parlament, ku pritet të kalojë për diskutime në komisione.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/korporata-e-investimeve-bendo-projektligji-i-jep-te-drejten-qeverise-te-tjetersoje-pronen-publike
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz