Aleanca për Shqiptarët rikujtoi 27 Prillin me pres konferencë para Kuvendit. E rikujtuan kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin për premtimin e dhënë. Derisa po mbahej konferenca për media, guri që u vendos vitin e parë në shenjë kujtimi u shfaq para derës së Kuvendit, madje po e ruante edhe policia.
Konferencë për media para Kuvendit mbajti edhe LSDM-ja. Zëdhënësi i partisë tha që populli nuk guxon të lejojë që Gruevski të kthehet në pushtet sërish, e pasardhësin e tij e akuzoi se po i mbron dhunuesit.
Në ndërkohë, në YouTube profilin zyrtar të LSDM-së, u paraqit një video ku partia në pushtet e akuzon VMRO DPMNE-në drejtpërdrejtë, se ata e kanë organizuar 27 Prillin.
Tv Klan