"Bindja Demokratike" tashmë është regjistruar zyrtarisht në zgjedhjet e 30 qershorit. Me 4 vota pro dhe 1 kundër, KQZ vendosi se Bindja Demokratike, e regjistruar me kryetar Astrit Patozin, i ka plotësuar kushtet ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.