#rtvora
44% e familjeve shqiptare marrin hua në mënyrë informale. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregon se borxhet merren kryesisht për blerje apo riparim prone si dhe për konsum. Në krahasim me pjesën e parë të vitit borxhi informal ka pësuar një rritje me rreth 6%. sipas raportit të Bankës së Shqipërisë vetëm 3 % e familjeve zotërojnë më shumë se dy prona.
Ulja e kreditimit në tre mujorin e fundit të vitit 2018 prej institucionet financiare të nivelit të dytë është shoqëruar me rritjen e huamarrjes mes individëve. Banka e Shqipërisë raporton se huamarrja e marrë jashtë bankave ka shkuar në 44 për qind duke u rritur me 3 % krahasuar me gjysmën e dytë viti 2017.
Ajo çfarë është më shqetësuese është fakti se qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për blerje të ushqimeve që shkon në 37% të rasteve të huamarrjes. Madje në këtë tregues ka një rritje të ndjeshme të faturave të papaguara të konsumatorëve drejt subjekteve.
Sa i përket blerje dhe riparim të një prone huamarrja jashtë banke shkon në 26% të rasteve dhe për ?zhvillim biznesi? në15%.
Bankës së Shqipërisë jep alarmin kur shprehet se më shumë se gjysma e familjeve nuk kanë pasur ndryshim të mundësisë për të shlyer borxhin krahasuar kjo me një vit më parë.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë 95 për qind e familjeve shqiptare zotërojnë një pronë. Ajo çfarë të bën përshtypje është se vetëm 3% kanë dy ose më shumë prona kryesisht shtëpi, dyqane, toka.
Të dhënat mbi rritjen e huasë jashtë banke, vijnë vetëm pak kohë pas arrestimit të disa personave të akuzuar për dhënie parash në fajde në Shkodër, kundrejt interesave që shkonin deri në 20 për qind në jave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bsh-44-e-familjeve-shqiptare-marrin-hua-jashte-banke
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz