Ministri i Drejtësisë Austriake, Josef Moser, në përfundim të takimit në Tiranë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të premten, bëri të ditur se bashkëpunimi me dy vendeve është gjithnjë dhe më i ngushtë. Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, që tejkalojnë pritshmëritë, sidomos në fushën e drejtësisë dhe për këtë duhet të vlerësohet nga të gjithë ?Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdha përpara, hapa që tejkalojnë pritsh-mëritë sidomos në fushën e drejtësisë. Ka bërë hapa konkret për të minimizuar korrupsionin dhe për të rindërtuar sistemin e drejtësisë duke i dhënë pavarësi dhe duke larguar ndikimet negative që mund të ketë drejtësia nga politika. Këto masa të marra duhen vlerësuar pavarësisht se cila parti apo cila forcë politike i ka ndërmarrë apo votuar. Këto janë masa që i nevojiten vendit dhe Shtetit të së drejtës ligjore?, tha Moses.
Ai bëri thirrje që forcat politike të drejtojnë vëmendjen e tyre drejt interesit të përbashkët të vendit, që është integrimi në Bashkimin Europian dhe vendimet duhet të jenë të drejtuara drejt këtij qëllimi. Sipas tij, Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një proces i rëndësishëm për rritjen e besimit te drejtësia.
?Projekti Vetting-ut ka nisur para disa kohësh dhe është parashikuar të vijoi deri në vitin 2020, por dhe përtej këtij viti. Vetingu është një proces, që rrit besimin te institucionet e Drejtësisë, pasi kërkon jo vetëm pastërtinë pasurore por dhe etike të gjyqtarëve, çka ndihmon për të krijuar një shtet etik dhe serioz në kuadër të ambicies për anëtarësimin në BE?, tha Moses.
Ai e vlerësoi projektin si një histori tjetër suksesi mes dy vendeve. ?Një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE dhe luftës ndaj korrupsionit. Një përpjekje serioze për të forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës e për rrjedhojë besimin e qytetarëve te drejtësia?, tha ai.