Junior Achievement of Albania mbyll me sukses "Drejtues për një ditë"

Report TV 2019-05-28

Views 2

Junior Achievement of Albania organizoi më datë 25 prill një event gala në përfundim të aktivitetit ?Drejtues për një ditë?. Gjatë gjithë ditës disa prej maturantët e rrjetit ?Junior Achievement of Albania, kanë shoqeruar një drejtues në industrinë e biznesit, ditë kjo e cila përfundoi me një pritje ku të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të qeverisë dhe fushës së biznesit.
Gjatë mbrëmjes gala, fjalën e mori edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, si edhe ish ministrja e ekonomisë Milva Konomi. Në fjalën e tyre Shalsi dhe Konomi vlerësuan ?Junior Achievement of Albania, për këtë mundësi që ofron për të gjithë nxënësit.
Në përfundim të këtij eventi, të gjithë maturantëve pjesëmarrës në aktivitetin ?Drejtues për një Ditë? iu shpërnda nga një çmim simbolik, të cilin e tërhoqën së bashku me sipërmarrësin që patën shansin të shoqëronin për një ditë. Gjatë ditës të gjithë maturantët kanë shoqëruar sipërmarrësit dhe drejtuesit në të gjitha aktivitetet e tyre. Gjatë kohës së shoqërimit të gjithë nxënësve iu dha mundësia të përfshiheshin në aktivitetet e parashikuara në axhendën e drejtuesit përkatës, si mbledhjet me stafin, takime me palë të treta etj.E gjitha kjo shërben si një përvojë e shkëlqyer për nxënësit, pasi i vendos përballë sfidave që i pret në tregun e punës.

Share This Video


Download

  
Report form