Rama në Shkodër, militantë e ish-deputet të PD bllokojnë rrugën, tensione me policinë

Report TV 2019-05-28

Views 0

Kryeministrit Edi Rama është pritur me protesta mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar dy akset hyrëse të qytetit, tek Ura e Bahçallëkut, për të mos lejuar kreun e qeverisë që të kryejë aktivitetin "Bashkia që duam". Protestës u janë bashkuar edhe ish- deputetë demokratë. Bëhet e ditur se ka pasur një përplasje me policinë, pasi protestuesit të drejtuar nga Noka dhe Spahiu kanë djegur goma në mes të rrugës.

Uniformat blu nuk janë njoftuar më herët lidhur me këtë protestë, për këtë arsye policia ka bërë të ditur se kjo protestë është e paligjshme dhe ka ftuar qytetarët që të largohen. Por prania e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt është parë si një provokim nga ana e protestuesve, të cilët kanë zgjedhur që të mos i binden urdhrit të policisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS