Universiteti Metropolitan organizon për të dytin vit radhazi konferencë studentore

Report TV 2019-05-28

Views 19

Për të dytin vit radhazi, Universiteti Metropolitan prezanton Aktivitetin Konferenca studentore, një konferencë e cila ka në qendër të vëmendjes kthimin në praktikë të njohurive teorike që studentët kanë marrë në fushën e ekonomisë.

Konferenca studentore 2019, lindi si një bashkëpunim i frytshëm mes studentëve të Fakultetit të Ekonomisë në Universiteti i Tiranës dhe studentëve të Universitetit Metropolitan Tirana, bashkëpunim i cili ka gjetur përkrahje edhe nga strukturat drejtuese të të dy institucioneve.

Kjo konferencë bëri bashkë shumë studentë të interesuar për të bërë kërkime shkencore të cilat do t'u shërbejnë për t'u rritur sa më shumë profesionalisht në të ardhmen, por gjithashtu dhe pedagogë e drejtues të institucioneve arsimore të cilët i mbështetën studentët për të dytin vit radhazi. Presidenti i Universitetit Metropolitan Arjan Cukaj vlerësoi studentët për organizimin, duke e quajtur një hap të rëndësishëm në botën akademike gjithë kërkimet shkencore të realizuara prej tyre.

?Kjo konferencë është shumë kurajuese, madje më bën të ndjehem mirë, sepse më në fund kuptojmë që kemi kapur dhe kemi cekur ato objektiva që kemi vendosur si insitucion. Pra, sot shohim studentë të cilët guxojnë të marrin iniciativa të tilla, ku mund të mendojmë që këta studentë nesër do të jenë akademikët e ardhshëm", tha Cukaj.

Ndërsa zv/rektori i Universitetit Metropolitan Tirana Nikolla Civici për Report Tv tregon se konferenca realizohet për të dytin vit radhazi pas dëshirës së studentëve për të prezantuar punimet e tyre mbi ekonominë dhe shpreson që pas kësaj konference të pasojnë dhe aktivitete të tjera në funksion të studentëve.

?Ky është hap i i parë i përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, që i nxjerr studentët më jashtë se thjesht programit mësimor?, tha Civici.

Dhjetëra studentë prezantuan punimet e tyre shkencore dhe më pas u vlerësuan nga një juri profesionale. Misioni i Shkollës së Lartë Universitare ?Universitetit Metropolitan Tirana? është përgatitja e drejtuesve të rinj të biznesit shqiptar dhe specialistëve të lartë në fushën e inxhinierisë, arkitekturës, ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit, të aftë për të punuar si në tregun e brendshëm dhe në atë rajonal dhe europian.

Share This Video


Download

  
Report form