#rtvora #arena
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/YwIfQ8fXCpc
Gazetari Roland Qafoku i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora deklaroi se diplomacia amerikane nuk e do destabilitetin në Shqipëri, nuk i do përplasjet civile prandaj nuk e mbështet daljen e opozitës nga Kuvendi.
Pjesë nga biseda në studio:
Qafoku: Qëndrimi amerikan ka qenë boshti i asaj çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Të gjitha situatat e paparashikueshme që kanë ndodhur në këto 29 vjet, pak a shumë politika shqiptare ka ndjekur tendencën e qëndrimit amerikan. Ne kemi dy deklarata të kohëve të fundit. Të Palmer dhe zëvendës ambasadores amerikane dhe të dy janë të konvergjuar në një pikë që PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe nxisim kandidatët dhe këdo që të regjistrohet. Nuk e di se çfarë duhet të bënte PD, por di që PD pavarësisht aksionit radikal që ka ndërmarrë nuk ka arritur që të marri mbështetjen e diplomacisë amerikane.
Koçiu: Asnjëherë nuk është mbështetur bojkoti.
Hila: Mendon se amerikanët vetë nuk duan të krijojnë një precedent, i cili nëpërmjet daljes nga parlamenti e kondicionon zgjedhjen.
Qafoku: Unë di që diplomacia amerikane nuk do mungesë destabiliteti në Shqipëri. Përplasjet civile nuk i pranojnë ata.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qafoku-zbulon-pse-dipolmacia-amerikane-nuk-e-mbeshtet-opoziten
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz