"Lista Serbe" jashtë zgjedhje, KQZ nuk regjistron kandidatët e saj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Prishtinë ka vendosur të përjashtojë 4 kandidaturat e listës serbe për kryetarë komune në veri të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më datë 19 maj.5 muaj më parë tre nga katër kandidatë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj taksës 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.Komisioni nuk siguroi dy të tretat e votave për të certifikuar rikandidimin e tyre me argumentin se në aktet e dorëheqjes, ish kryetarët e konsideronin Kosovën si pjesë të Serbisë.Komisioni qëndror I zgjedhjeve I quan këto veprime antikushtetuese dhe ka vendosur si kusht distancimin publik nga këto deklarata ose zëvendësimin e kandidatëve nga subjekti politik ?Lista Serbe?. Tashmë pritet që cështja të shqyrtohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa.Mos certifikimi i kandidatëve të Listës serbe nxiti reagimin e autoriteteve në Serbi. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nga Pekini, u tha gazetarëve se ishte i tronditur nga paturpësia dhe guximi i Prishtinë ndersa e quajti vendimin shqetësues.Vucic paralajmëroi se këtë çështje do ta diskutojw me zyrtarwt europianw gjatë takimit në Berlin.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shpalli 19 majin datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zvecan dhe Zubin Potok, dhanë dorëheqje në fund të nëntorit të vitit të shkuar.

Share This Video


Download

  
Report form