RTV Ora - Mpiksja e gjakut vrau 25 vjeçaren bluzat e bardha në Elbasan kundër arrestimit të mjekëve

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 2

#rtvora

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, menjëherë pas lindjes së fëmijës së parë erdhi si shkak i mpiksjes së gjakut. Autopsia ka dalë në përfundimin se kjo i shkaktoi edhe bllokimin e mushkërive. Për rastin u vunë në pranga dy mjekë, kolegët e të cilëve protestuan duke kërkuar edhe ndryshime ligjore.

Mpiksja e gjakut është shkaku zyrtar i vdekjes së 25-vjeçares, Rexhina Debrova, pak minuta pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me operacion në Maternitetin e Elbasanit.

Sipas ekspertizës, gjatë lindjes cezariane 25-vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut, dhe ka pësuar tromboemboli pulmonare ose i ashtuquajturi infarkt i mushkërisë.

Në lidhje me këtë të ngjarje, policia e Elbasanit arrestoi kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano, të cilët sipas njoftimit zyrtar akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mjeket-e-elbasanit-arrestimi-i-dy-kolegeve-jo-i-drejte-po-na-dhunon-edhe-policia

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form