Report TV - Firmos marrëveshjen me Bashën, Kryemadhi: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Report TV 2019-05-28

Views 0

Marrëveshja mes opozitës së bashkuar është flamuri i shpresës për shqiptarët, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas firmosjes së koalicionit opozitar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe aleatët e djathtë.

Pas partive të tjera aleate, edhe LSI është takuar me përfaqësues të PD për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar. Në takim Monika Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili, Luan Rama, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kryemadhi ka folur për mediat ku ka thënë se kjo marrëveshje do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo thjeshtë votime.

"Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Tani të gjitha kanë strategjinë re opozitës. Kjo vjen si rezultat i të gjithë kësaj axhende përballë një shtetit të kapur. Axhenda garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha po populli nuk ka zgjedhur kurrë. Për sa i përket të gjithë procesit, kjo marrëveshje është flamuri i shpresë për të rinjtë dhe të rejat.

Shqipëria është Shtëpia e shqiptarëve. Ne jemi anëtarë të BE, vërtetë nuk jemi institutocionalisht, por zoti na ka vendosur në mes të BE. Çdo ditë e Ramës e largon Shqipërinë nga BE. Largimi i tij e afron vendin me BE dhe sjell atë sistem për të cilën kanë nevojë. Nuk ka asnjë lloj tërheqje. nuk po flasim për të birin e Kristaqit dhe Anetës por për telekomandën e krimit të organizuar. Zoti ju ruajt ju dhe shqiptarët", tha Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form