Stop - “Stop”, solidaritet me te pamundurit dhe njerezit ne nevoje! (19 prill 2019)

RTV KLAN 2019-05-28

Views 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Shahe Tusha, banore e Vorës, i është drejtuar emisionit ?Stop? për ndihmë. Në moshë të re është martuar me një person me probleme mendore, pa e njohur.

Sot ka 4 fëmijë që i rrit e vetme, pasi i shoqi është i shtruar në spitalin e burgut. Banesën ku strehohet e ka me qira dhe pronari i ka thënë të dalë, pasi do ta shesë shtëpinë.

?Iu drejtova emisionit Stop për t?u bërë thirrje të gjithë qytetarëve për ndihmë, sepse jam e pafuqishme për të rritur këto 4 fëmijë. Jam plotësisht në mëshirë të fatit, nuk kam asnjëlloj mbështetjeje. Nga dita në ditë, vijnë e shohin çdo ditë. Vetëm kur vij në shtëpi,(pyesin fëmijët) o mami ku rrimë ne? Ku do shkojmë? Si do jetojmë? Si do të na shitet shtëpia? Unë vetëm rri qaj, nuk kam përgjigje që t?u jap fëmijëve?.

E ke menduar se ku do të shkosh?

?E kam menduar dhe për këtë qaj ditë e natë, sepse nuk kam asnjëlloj mundësie se ku të shkoj?.

4 fëmijë kanë kërkesat e tyre, si ia ke bërë për t?i plotësuar?

?Nuk i kam plotësuar asnjëherë. Shkojnë në ekskursione, mami do shkojmë? Jo, nuk do shkoni. Mami do të firmosësh letrën që të shkoj në ekskursion? Jo! Nuk kisha. Por këto më kuptojnë aq shumë sa, sa të më shikojnë mua duke qarë, fillojnë qajnë të katërt. Edhe kur shohin emisionin Stop, sepse e shohin shumë, shohin histori të tilla dhe vetëm qajnë, sepse kanë historinë aktuale në shtëpi?.

Cila është nevoja më emergjence që ke?

?Shtëpia është gjithçka. Sepse unë që sot jam e dalë jashtë dhe nuk di ku do të shkoj, ku do të mbështetem??

Thirrjes së Shahes i është përgjigjur Eglantina Reçi, e cila i ka sjellë 500 Euro për të kaluar disa muaj me ushqime për veten dhe fëmijët.

?Pasi Stopi më prezantoi me familjen, ishte në dëshirën time të ndihmoja, sado pak. Do doja t?i thoja të gjithëve që të shpenzoni më pak dhe të falni më shumë dashuri. Jam shumë e prekur??, tha e përlotur Eglantina.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS