Maqedonia e Veriut mbyll fushaten presidenciale

RTV KLAN 2019-05-28

Views 0

Mesnata mes të premtes dhe të shtunës shënon fundin e fushatës politike dhe hyrjen në fuqi të heshtjes zgjedhore për Presidencialet e 21 Prillit. Tre kandidatët, dhe forcat politike që i mbështesin ata, Blerim Reka, Gordana Siljanovska ? Davkova dhe Stevo Pendarovski, bëjnë sot përpjekjet e fundit për të mobilizuar sa më shumë votues.

Kandidati për president Blerim Reka në tubimin e fundit në Tetovë, kërkoi që votuesit në mënyrë masive të votojnë pa marrë parasysh se cilës parti i përkasin. Ka ardhur koha, tha ai, që shqiptarët të dëshmojnë se nuk janë vetëm numra dhe votues, por duhet edhe të votohen.

Kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska gjatë gjithë fushatës ka drejtuar akuza në adresë të qeverisë, siç është shprehur, për krime, nepotizëm dhe korrupsion. Ajo premtoi ndalimin e migrimit, por edhe varfërisë.

?Do të bëj gjithçka, madje edhe nga buxheti modest i Presidentit, gjënë e parë që do ta bëj, do të ndajë mjete për të varfrit.?

Kandidati që përkrahet nga koalicioni qeveritar Stevo Pendarovski u bëri thirrje qytetarëve se me votën e tyre kanë mundësi të vulosin ndryshimet.

?Mund të votoni për Siljanovskën, por me këtë votoni për Gruevskin dhe Miçkoskin dhe votoni për kthim parapa, për ndasi të reja dhe izolim. Ose të votoni për mua që t`i përkrahni politikat e paqes, unitetit, stabilitetit dhe mirëqenies ekonomike.?

Ndërkohë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve shefat e shtabeve zgjedhore të tre kandidatëve presidencial bashkërisht bënë thirrje që dita e diel të kalojë në atmosferë demokratike e evropiane.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form