Soreca: S’ka prova per pretendimet e Holandes per vizat

RTV KLAN 2019-05-28

Views 1

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca sheh kundërthënie në vendimin e parlamentit të Holandës përcjellë qeverisë së këtij vendi për të çuar në Bruksel kërkesën për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Ai thotë se pretendimet e paraqitura në mocion mbi rritjen e kriminalitetit nga shqiptarët duhet të faktohen.

"Tani për tani Komisioni do të bëjë vlerësimin e vetë. Vetë qeveria holandeze në debatin që patën në Parlament nuk është shprehur që ka një lidhje të qartë ndërmjet udhëtimit pa viza dhe krimit të organizuar. Prandaj do të nevojiten të dhëna dhe statistika që të arrihet kjo lidhje që nuk është vërtetuar ende".

Soreca sjell në vëmendje skanimin që Brukseli i bëri 4 muaj më parë respektimit të kritereve nga vendet e zonës Schengen, ku Shqipëria rezultoi se përmbushte të gjitha kriteret.

I pyetur nëse vendimi i parlamentit të Holandës do të ndikojë në çështjen e negociatave, Soreca tha se vendimi i Qershorit do të bazohet në raport-progresin e Majit.

"Vendimi që u mor në Parlamentin holandez dhe që do shikojmë nëse do jetë qeveria holandeze që do t'i kërkojë Komisionit Europian. Ndërkohë që ka një raport tjetër që do të shikohet në lidhje me çeljen e negociatave që do të ndodhë në Qershor".

Si eurodeputeti që në 2010 udhëhoqi procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë, Soreca tha sa lëvizja e lirë është një arritje e madhe e shqiptarëve dhe se qeveria duhet të vazhdojë t?i kushtojë vëmendje bashkëpunimit si me qeverinë e Holandës ashtu dhe me vendet e tjera.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form