Djegia e katedrales së Parisit, Zeqo dhe Mara në Report Tv: Historia njeh dhe rindërtime të tjera

Report TV 2019-05-27

Views 2

Në studion e Report Tv me gazetarin Besard Jacaj ishin pasditen e sotme drejtuesja e organizatës franko-shqiptare Ilda Mara dhe studiuesi Moikom Zeqo për të folur për djegien e katedrales së Notre Dame de Paris. Ata e quajtën ngjarjen një tragjedi për artin dhe historinë por që sidoqoftë mund të riparohet për sa kohë janë ruajtur ende kollonat dhe dritaret të cilët bëjnë të mundur ruajtjen e strukturës së saj.

Studiuesi Moikom Zeqo tha se historia njeh edhe rindërtime të objeketeve të tjera ndërsa shtoi se kjo ngjarje nxori në pah një sjellje shuëm njerëzore pasi sot e gjithë bota i ka kthyer sytë nga Franca.

"Midis tre fjalëve të mëdha që ekzistojnë Francë, barazi, liri, vëllazëri, Viktor Hugo thotë në skajin jugor dikush ka skalitur një fjalë, fatalitet. Duket sikur ai e kishte parashikuar. Kjo katedrale ka shumë vepra arti. I ngjan asaj kafshës mitologjike që rritet duke u ushqyer me mishin e vet. Skelat prej druri mbështeten mbi trarë, të cilët kanë qenë lehtësisht të djegshëm. Qeveria franceze paguante 2 milionë euro për mirëmbajtje. Kjo tregon se kishte probleme. Për mua është rasti parë në botë që prishet një monument i tillë. Kemi panteonin në Romë që është ende, ose Kishën e Shën Sofisë në Kostandinopojë. Mund të themi se ndër to më famëkeqja është katedralja e Parisit.

Këmbanat kanë dalë jashtë përdorimit. Përgjithësisht këmbanat u vunë në përdorim kur ishin motorët elektrikë dhe pastaj nuk përdoreshin më por ishin vetëm me vlerë monumentale. Kjo katedrale ishte një katedrale mbretërore.

Historia njeh rindërtime të katedraleve të cilat edhe janë shkatërruar fare. Pjesa e djegur mund të zëvendësohet. Restaurimi do të sjellë diçka më shumë. Do ketë tragjedinë e saj të brendshme. Është një histori që nuk duhet të ndodhte, por tregon një gjë shumë njerëzore. E gjitha bota i ka kthyer sytë nga ajo. Tërë Franca është e mbushur me katedrale gotike. Edhe stili gotik është pak a shumë njësoj. Notre Dame ishte më e lexueshme pasi ka shumë figura. Ky është një shkatërrim po kryesore janë dy kullat kryesore të cilat janë ruajtur. Ideja është që libri e vret arkitekturën. Ajo është një lloj libri i madh", tha Zeqo.

Ndërkohë që Ilda Mara, drejtuese e organizatës ?Argjiro? tha se djegia erdhi për shkak se baza e ndërtimit të katedrales ishte me dru ndërkohë që ajo që shpëtoi ishin dritaret dhe xhamat

"Katedralja konsiderohet si një simbol i katoliçizimit. Ajo shërben edhe si vend pelegrinazhi. Në momentin që ajo digjej ishin një turmë e madhe besimtarësh të cilët këndonin Ave Marian. Papa i tretë ka vendosur gurë themelet e kësaj kishe. Relike në këtë kishë është një pjesë e kurorës së Jezu Krishtit. Baza e ndërtimit të saj është me dru. E tëra pjesa që u djeg ishte në dru. Ajo që shpëtoi janë dritaret, xhamat.

Ajo është katedrale që është rindërtuat në 1800, Në Francë ka shkolla të ndryshme të cilat kanë restauruar edhe vepra të tjera",tha Mara.

Share This Video


Download

  
Report form