RTV Ora - Protesta e 13 prillit, gjykata lë në burg 3 nga 37 të arrestuarit

Ora News Lajme 2019-05-27

Views 5

#rtvora
Gjykata e Tiranës ka liruar 34 nga 37 personat e arrestuar për aktet e dhunës në protestën e 13 prillit të organizuar nga opozita para Kryeministrisë.

Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për 2 dy protestues, Shemsi Kaloshin e Gezim Almetën dhe 32 u lanë me detyrim paraqitje.

Ndërsa tre protestues, Armando Gecaj, Edmond Bushi dhe Dainel Gjata mbetën në qelitë e paraburgimit.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar "arrest me burg" për 16 prej të ndaluarve dhe "detyrim paraqitje" për 21 të tjerë.

Sekretari i Përgjigjshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur pas vendimit të gjykatës garantoi qeverinë se sa më shumë protestues të fusë në burgje aq më shumë do mblidhen në protestat e opozitës kundër tyre.

"Të jetë i sigurtë së nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve, dhuna do i kthehet mbrapsht,"-deklaroi Bardhi.

Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? ?Prishja e qetësisë publike? ? Shkatërrimit të pronës me zjarr? dhe " Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protestuesit-e-13-prillit-dalin-sot-para-gjykates-masen-e-sigurise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form