Kjo është vila e Admir Muratajt, personit që mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit policinë, pas grabitjes në pistën e Rinasit. Ndërsa vëllai i tij, Can Murataj ka treguar se mediat kanë ngritur aludime mbi vlerën e vilës që tashmë është nën sekuestro nga Prokuroria.
"Kjo është shtëpia e Admir Muratajt. Kjo shtëpi është blerë në vitin 2007, 26 milionë Lekë, për ta ndërtuar kam punuar vetë. Kjo shtëpi nuk kushton 3.5 milionë Euro".
Can Murataj është pronar i një biznesi në Vorë, ndërsa prej 2017 ka qenë person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas grabitjeve që ka kryer vëllai i tij. Policia disa herë ka ushtruar kontrolle në biznesin e tij.
"Policia ka bastisur disa herë servisin, madje në këtë kasafortë thonë se janë gjetur miliona Euro. Këtu janë gjetur vetëm 100 Dollarë".
Një tjetër pjesëtar i familjes Murataj qëndron në burg për grabitjen e disa miliona Eurove. Sipas Can Muratajt, vëllai i tij Aleksandri është dënuar me 12.8 vite burg pa asnjë provë.
"Kjo vila është shkaku i arrestimit të tij, është kapur duke pirë cigare me Admir Murataj, dhe policia ka ngritur akuzën për grabitje. U kam kërkuar sqarim prokurorëve. Vëllai im është peng për Admirin, ky vdiq. Ai është marrë peng për Adin, tani shohim për drejtësinë. Është parë një kamerë 3 minuta. Aleksandri ka qenë në operacion".
Një foto e bërë në 2015 është e momenti i fundit që Admir dhe Can Murataj kanë dalë së bashku. Përmes mediave ai i bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen ku vëllai i tij humbi jetën, ndërsa pret nga drejtësia të vërtetën dhe se do të japë ndihmesën e tij nëse do të jetë e nevojshme, por deri tani nuk është kontaktuar nga askush.
"Ngjarjen e kam mësuar në televizionin Klan në emisionin 'Opinion'. Të nesërmen kam shkuar në polici dhe u thashë që nëse doni ta identifikoni, e njoh unë, s'ka nevojë për ADN. Nuk kemi punë me gjurmët e bashkëpunëtorëve, i gjen policia".
Tv Klan