Perballja e Kosoves me Serbine

RTV KLAN 2019-05-27

Views 0

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të lejojë të ndryshohen kufijtë e Kosovës. Në vendin e tij të lindjes, Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë veprime kundër interesave të atdheut.

Ka thënë se një ditë do të skuqen ata që po bëjnë veprime të padrejta kur Kosova po përballet me Serbinë.

"Kush shkon në atë rrugë e ka gabim, qoftë vëlla i yni qoftë tjetër. Ata që po koriten shumë e kanë për vete, por do të vijë dita kur shumica prej tyre kanë me u skuq për ato që po i bëjnë që janë të padrejta në kohën kur jemi duke u përballur me Serbinë. Me axhendat e Vuçiçit. Me planet e tij për ta ndarë Kosovën. Me planet e ndërkombëtarëve për të na ulur kokën, goditjet nën brez të vëllezërve e motrave tona s?janë në rregull. Le të korrigjojnë veten ata që e dinë se si kemi ardhur deri këtu e sa vështirë ka qenë e çka na pret".

Ndërsa nga Kaçaniku, kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që të lihen anash inatet dhe të jenë të gjithë bashkë në dialog me Serbinë. Ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë  ndarje të Kosovës.

"Unë besoj se do të bëhemi bashkërisht, pozitë dhe opozitë, me i lënë inatet mes vete dhe të orientohemi drejtpërdrejt për të përfunduar çështjen përfundimtare me Serbinë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk ka më as dilemë".

Dialogu Kosovë-Serbi aktualisht është stopuar nga Beogradi për shkak të taksës 100 % të  vënë ndaj produkteve serbe nga qeveria e Kosovës. Ndërsa ka qëndrime të ndryshme të  krerëve të shtetit të Kosovës rreth çështjes së korrigjimit eventual të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë .

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form