#rtvora
Në një fjalim të gjatë, kreu i PD, Lulzim Basha bëri thirrje për rezistencë deri në rrëzimin e asaj që e quajti fenomeni "Rama".
Basha tha se nuk do të ketë më kompromise apo pazare politike, por vetëm qeveri tranzitore pa kryeministrin Rama.
Basha flet për rrotacion politik
Ne partitë e opozitës, unë, PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga shumica e grabitur shkon përtej nevojës akute përtej një rrotacioni të menjëhershëm politik.
Nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis me ëndrrën tonë. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.
Për kryeministrin Rama dhe për qeverinë e tij ka rënë muzgu i zi.
Të varrosim fenomenin"Rama"
Ne jemi bashkë për të varrosur fenomenin "Rama" dhe së bashku për të themeluar bashkëjetesën demokratike të standardeve dhe vlerave evropiane.
Nuk ka pazare
Nuk ka e nuk do të ketë pazare politike dhe as kompromise tavolinash. Me këtë aspiratë evropiane kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Rama Ik
Largimi i një orë e më parë, largimi i panegociueshëm i Ramës është diktati i sovranit të bashkuar. Rama Ik.
Qeveri tranzitore
Vetëm një qeveri tranzitore, që do të shkatërrojë mekanizmin kriminal që ta çojë para drejtësisë kupolën e korruptuar kriminale të Rilindjes, për të çliruar shtetin, popullin dhe PS është kushti i parakushteve për të garantuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, për ti kthyer sovranit të drejtën e vjedhur për një parlament të popullit dhe për popullin. Rama ik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-po-bie-muzgu-i-zi-banden-kriminale-ne-pushtet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz