Protestuesit cajne kordonin e policise tek Kryeministria

RTV KLAN 2019-05-27

Views 0

Kjo është protesta e 9-të që opozita organizon kundër qeverisë. Edhe në këtë tubim, që nisi në orën 18:00 nuk kanë munguar flakadanët, tymueset, por edhe boja në drejtim të institucionit të Kryeministrisë.

Ndërkohë, disa protestues çanë kordonin policor dhe u ngjitën para ambienteve të godinës së kreut të qeverisë, megjithatë deri në këto momente nuk ka pasur akte dhune.

Aktualisht, të udhëhequr nga Lulzim Basha, protestuesit janë drejtuar për në godinën e Parlamentit./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form