#rtvora
Arrihet marrëveshja për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë midis Bashkisë Tiranë, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas kësaj marrëveshje, Universiteti Bujqësor i Tiranës pranon dhe bie dakord që shkolla e integruar ?Nënë Tereza? në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.
Universiteti Bujqësor ka arritur një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës në Kodër Kamëz. Nëpërmjet një deklarate, Universiteti ka thenë se pavarësisht kundërshtimit të shprehur ditët e fundit, nuk mund të mohohet nevoja që ka komuniteti dhe zona për një shkollë të arsimit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.
Por UBT kërkon transparencë dhe komunikim për këtë çështje: ?UBT asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kundër ndërtimit të një shkolle. Çdo interpretimi i kundërt me këtë deklaratë është minimalisht dashakeqës.?
Bashkia e Tiranës ka përshëndetur dhe mirëpretur vendimin e Senatit dhe Rektoratit të UBT-së, i cili i hap dritën jeshile ndërtimit të shkollës ?Nënë Tereza?, e cila është një domosdoshmëri për banorët e zonës së Kodër-Kamzës dhe qytetit të Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ubt-terhiqet-nga-pengimi-i-ndertimit-te-shkolles-ne-koder-kamez-ta-leme-veliajn-te-punoje
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz