Përfundon zgjerimi i nënstacionit të Komanit, ministrja Balluku: Prioritet energjia e rinovueshme

Report TV 2019-05-27

Views 0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është shprehur se një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe ministrisë që ajo drejton është tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, ndërsa po punohet për diversifikimin e kësaj energjie.

Ambasadorja gjermane, SusanneSchutz, duke vlerësuar efektet pozitive të projektit për zgjerimin e nënstacionit të Komanit, tha se bashkëpunimi për zhvillim me Shqipërinë ka nisur që përpara 30 vitesh.

?Sektori i energjisë përbën prej atëherë një qendër të bashkëpunimit tonë dhe qeveria ka vënë deri më tani në dispozicion një shumë prej rreth 370 milionë eurosh vetëm për investimet në sektorin e energjisë. Mes tyre edhe për sistemin e transmetimit të energjisë elektrike 400 kV në drejtim të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës?, shprehet Susanne Schutz.

Zgjerimi i nënstacionit të Komanit bën të mundur rritjen e sigurisë së operimit të sistemit elektro-energjetik në përgjithësi dhe në veçanti në periudhat me hidrologji të mirë dhe bën të mundur balancimin e rrjetit duke rritur kapacitetin eksportues dhe eliminim të kufizimeve të prodhimit gjatë eksporteve.

Share This Video


Download

  
Report form