#rtvora
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat referuar grabitjes së miliona eurove në Rinas, tha se kjo ngjarje është dëshmi për dështimin e qeverisë në çështjet e sigurisë.
Sipas Palokës, me kompaninë ICTS, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport.
?Kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.
Të dy kompanitë, njëra themeluar në 2005, tjetra në 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person, Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, ky shtetas grek autorizon si përfaqësues ligjor, Eno Bushin?,- tha ndër të tjera Paloka.
Deklarata e plotë:
Grabitja e armatosur dhe e përsëritur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas.
Me këtë kompani, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport.
Avokati i Edi Ramës, Eno Bushi, gënjeu dje, kur deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit të Rinasit. Ai tha se kishte pasur aksione në një kompani me emër të ngjashëm, ICTS ALBANIA- INTEGRATED SERVICES dhe se ngatërresa ndaj tij është e qëllimshme, e motivuar politikisht.
Të gjithë e dimë se gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra dhe synojnë të mbulojnë të vërtetën.
E vërteta numër 1 është se kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.
1. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE.
2. Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. PanagiotisKambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin.
3. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, AldiMeloholli.
4. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë
5. Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në 2011-ën: Bulevardi ?Gjergj Fishta?, pallati Edil-al, shkalla 1, ap 9.3.
6. Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit.
7. Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2.
Të gjitha këto janë fakte që e lidhin avokatin e Edi Ramës me kompaninë që merr rreth 2 milionë euro çdo vit për sigurinë ...