Një aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar mesditen e së premten në fshatin Bilaj, të Fushë Krujës.
Mësohet se automjeti tip Fiat Panda ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe gjendja shëndetësore e tyre. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.