Vëllai i Admir Muratajt, Ilir Murataj, i cili ditën e djeshme pasi identifikoi trupin e vëllait të tij të vdekur tha se do t'i gjejë ata që e kanë lënë të vëllain në rrugë, është i njohur ndryshe si Can Murataj, pasi prej disa viteh e ka ndërruar emrin.
Në rrjetet sociale ai ka postuar edhe një foto ku shfaqet selia e Partisë Demokratike. Bashkë me të ai ka postuar edhe foton e tij, ku shfaqet në një ashensor. Nga renditja e fotove duket se ai ka pozuar brenda ashensorit të selisë së Partisë Demokratike.
Nuk dihet nëse lidhja e tij me këtë parti politike është thjeshtë e një simpatizanti apo nëse Can Murataj mund të ketë ndonjë status apo lidhje më të ngushtë me Partinë Demokratike.
Ndërkohë Murataj ka postuar edhe një video ku shfaqen të dhënat e tij si vëzhgues i shoqërive civile në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.