Ndërtimi i trasesë së rrugës së Arbrit në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizës ka sjellë edhe pasoja për banorët që jetojnë aty.
Sipas banorëve firma zbatuese e projektit nuk ka parashikuar kullimin e ujërave që mbidhen sidomos kur ka reshje shirash. Për pasojë i gjithë uji që mbidhet që nga Gjorica e Sipërme, përfundon në banesa në afërsi të rrugës së Arbrit në Gjoricë të Poshtme.
Pikërisht për këtë arsye, dhjetra banorë u ngritën në protestë, duke bllokuar punimet në rrugën e arbrit. Banorët kërkojnë që të bëhen kanalet kulluese, të vendosen tombino, dhe të ndërtohen mure mbrojtësenë mënyrë që mos të përmbyten.
Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse nuk do të realizohen pikat që ata kërkojnë.