Xhacka: Xhackajo brenda territorit te Rinasit

RTV KLAN 2019-05-27

Views 0

Ushtria ka filluar patrullimin dhe ruajtjen e perimetrit të Aeroportit të Rinasit pas grabitjes spektakolare të miliona eurove të martën në pistën e avionëve. Dhjetëra forca të policisë ushtarake dhe batalionit të forcave speciale janë dislokuar komandën e Forcës Ajrore.

Janë katër makina të policisë ushtarake dhe 40 forca ushtarake të vendosura në bazë të një plani masash të kryer nga Ministria e Mbrojtjes. Drejtuesja e e këtij dikasteri Olta Xhaçka ishte në Rinas ku njoh nga afër me planin. Sipas saj në këtë rast nuk ka cënim të sigurisë kombëtare, por cenim të një objekti të rëndësishëm të veçantë.

?Nuk ka debat kushtetues, nuk po shkojmë në luftë. Nuk kemi situatë të cënimit të sigurisë kombëtare ku do duhej të kishim marrë miratim të parlamentit, jo të presidentit, kemi vetëm cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së parë, nuk kemi cënim të Kushtetutës.?

Xhaçka tregoi dhe bazën ligjore ku u bazua për të marrë këtë vendim, duke i dhënë përgjigje akuzave që vijnë nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

?Ligji i vitit 1999 me ratifikimin e statusit të NATO-s edhe të personaliteteve të saj. Pika 11 e këtij ligji thotë detyron ministrinë e Mbrojtjes të garantojë infrastrukturën kritike të cilat janë në funksion të NATO-s. Nuk ia mësojmë Kushtetutën Lulzim Bashës. Ka ligj që detyrohemi të zbatojmë. Ka një ligj dhe me aeroportin për siguri të përbashkët, prezent i përsëritur dhe ka detyrim të marrim përsipër sigurinë e qytetarëve dhe aeroportin, i cili është mjaft i rëndësishëm për NATO-n.?

Ministrja e Mbrojtjes sqaroi se Presidenti Ilir Meta do ta ketë në dispozicion informacionin se mbi ç?bazë ligjore u vendosen ne aeroport forcat e ushtrisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form