http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Austrian Airlines? nuk do të bëjë më transferime të parave nga Tirana në Vjenë. Vendimi i kompanisë ajrore u bë publik nga zëdhënësja , Tanja Gruber e cila ka treguar dhe detaje nga grabitja e pasdites se 9 prillit 2019.Tanja Gruber: Paratë po ngarkoheshin në avion kur ndodhi grabitja. Nuk kishte asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Si një masë sigurie nuk do të ketë transferime të mëtejshme të parave nga Tirana në Vjenë.Zëdhënësja e kompanisë i bëri deklaratat për gazetën britanike ?The Guardian?.Grabitja e miliona eurove në Aeroportin Ndërkombëtar ?Nënë Tereza? është pasqyruar menjëherë në mediat e huaja.?BBC?, ?Suedeutsche Zeitung?, ?Bild?, ?Daily Mail?, ?New York Post?, ?Asocciated press?, kanë raportuar për ngjarjen e rëndë me një të vdekur në aeroport.?Grabitësi i armatosur vritet në dalje të aeroportit?, ky është titulli i BBC.Lajmi për grabitjen ka gjetur pasqyrim edhe në mediat italiane si e përditshmja ?Corriere Della Sera?. Gazetat shkruajnë për një grabitje spektakolare nga persona të armatosur.Edhe mediat investigative greke kane pasqyruar gjerësisht ngjarjen, madje duke ngritur qe ne fillim dyshimet se grabitësi i vrarë mund të ishte Admir Murataj. Mediat e huaja citojnë se hajdutët hynë në pistën e aeroportit ndërkombëtar të ?Nënë Terezës? përmes një porta të përdorur nga zjarrfikësit.