#rtvora
Disa orë reshje shiu përmbytën qytetin bregdetar të Vlorës. Uji doli në rrugë dhe në disa lagje arriti në katet e para të banesave dhe bizneseve.
Problematike ishte situata në rrugën pranë Portit të Vlorës, rruga pranë vendit të quajtur Albano dhe Romina por edhe në segmentin e hapur në bulevardin kryesor.
Lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve ishte e vështirë.
Banorët: "Nuk kalojmë dot, është skandaloze."
Bashkia Vlorë thotë se punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës, ndërkohë që reshjët vijojnë.
Dorjan Xhelilaj: "Sasia e madhe e reshjeve të rëna në qytet por edhe në rrethina ka shkaktuar këtë situatë."
Dy ditë reshje shiu rikthyen rrëshqitjet edhe në zonën e Kodër Currilave në Durrës.
Sasi dherash kanë përfunduar në rrugë duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve në një krah.
Të rrezikuar si pasojë e situatës mbeten edhe lokalet e ndërtuara rrëzë kodrës.
Investimi për frenimin e erozionit nuk kanë dhënë asnjë rezultat ndaj banorët kërkojnë ndërhyrje.
Erozioni është një rrezik serioz në Durrës. Vetëm disa kilometra më tej në Spitallë, plazhi i njohur me epitetin "Som-sheshi" është zhdukur nga harta për shkak se kodra ka përfunduar në det.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlora-zgjohet-e-mbytur
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz