Deputetët e Partisë Socialiste nuk janë gati të pranojë se grabitja e fundit në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare. Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve u largua pa dhënë asnjë përgjigje.
?Siguria kombëtare është një fjalë e madhe?,-shprehet ish ministrja e mbrojtjes, deputetja Mimi Kodheli. ?Janë momente që e vendosin në diskutim sigurinë kombëtare dhe krijojnë premisa të qarta për cenimin e saj?,-thotë Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Paulin Stërkaj,deputet i PS thotë se: ?Cenimi i sigurisë kombëtare vlen për t'u parë dhe për tu çmuar në vijim?. ?Ngjarja na shqetëson por kjo nuk do të thotë se është cenuar siguria kombëtare?,-thotë Edmond Leka, deputet i PS.
Megjithëkëtë, të gjithë pranojnë ngjarjen e rëndë. ?Ngjarja e djeshme ka qenë shumë e rëndë, që duhet marrë shumë seriozisht sepse aeroporti, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar është një objekt i rëndësisë së vecantë?,-thotë Mimi Kodheli. ?Nuk është një ngjarje e lehtë dhe e vogël?,-shprehet Felaj.
?Realisht unë nuk i çmoj mirë masat që janë marrë pas disa rasteve të përsëritura në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Kjo lë dyshime, duhet të hetohen më në thellësi çështjet e parave, pasi nuk është e thjeshtë, aty ka një kallauz që tregon lëvizjen e shumave të mëdha?,-thotë Paulin Stërkaj.
Ndërhyrjen kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e sheh tek kontrata kocensionare.?Gjatë momentit që ndodh për shembull skanimi i mjeteve, aty nuk ka prani policie pasi kontrata koncesionare e ndalon këtë. Shpresoj që shpejt ne të kemi ndryshime të marrëveshjeve koncesionare, dhe pse ju e dini që nuk janë marrëveshjet më të thjeshta, kanë edhe penalitete ?,-thotë Felaj.
Të njëjtin qëndrim ndan dhe anëtari i Komisionit të Sigurisë, Sterkaj. ?Të shikohet kontrata me koncesionarin, në mënyrë që policia e shtetit të ketë mundësi të operojë më shumë në këto situata. Sa kontrollojnë çantat me kujdes dhe na heqin dhe rripat nga brezi, të kontrollojnë më mirë dhe të sigurojnë territorin ku operojnë në Rinas?.
Policia përgëzohet prej socialistëve, por kërkohet më shumë eficencë. ?Policia e shtetit veproi me kurajo dhe guxim dhe veproi në kohë të shpejtë. Ne kemi folur shpesh që krimi sofistikohet, është rasti që policia të tregojë jo se është në të njëjtin nivel me krimin, por një hap përpara saj,?-thotë Felaj.