Palmer: Qeveria legjitime! Edhe opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet në qershor

Report TV 2019-05-27

Views 2

TIRANË - Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer zhvilloi një takim me një grup gazetarësh në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë paraditen e sotme, takim që zgjati rreth 60 minuta.

Në takim Palmer deklaroi se qeveria është legjitime dhe se ai nuk është në Tiranë për të negociuar për një platformë me palët. Ai theksoi se të gjitha partitë politike, duke ju drejtuar me një apel të veçantë, vetë opozitës, duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit, dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik.

Kjo thirrje shkon për opozitën shqiptare e cila ka djegur mandatet dhe ka dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, duke mos pranuar të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, me Edi Ramën kryeministër. ?Nuk ishte zgjidhje ajo që bëri PD me djegien e mandateve? u shpreh zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit.

"Nuk jam këtu për të negociuar një platforme me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fortë për to dhe procesin politik. Shqipëria ka një qeveri legjitime me të cilën ne bashkëpunojmë. Shqipëria, vend aleat dhe do të ketë suportin tonë. Jam konfident se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në drejtësi.

"Është përgjegjësi e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Ajo duhet të ndajë vizionin e saj me mbështetësit dhe të punojë fortë. Vetëm në këtë mënyrë mundet të fitojë në arenën politike", u shpreh Palmer në takimin me gazetarët, ku ishte edhe gazetari i Shqiptarja.com dhe Report TV Antonio Çakshiri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS