Në qarkun e Kukësit, java e dytë e muajit Prill ka nisur me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, ndërkohë që në zonat e larta malore dhe reshje të dobëta bore. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve duke bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me vështirësi gjatë qarkullimit.
Autoritetet kanë ndërhyrë për të bërë pastrimin e segmenteve të rrugëve ku ka pasur rrëshqitje dheu për të bërë të mundur vijimin e qarkullimit në këto zona.
Reshjet kanë sjellë edhe ulje të temperaturave por pritet të kenë ndikim të dukshëm sa i përket përmirësimit të situatë hidrike dhe rritjes së prurjeve në liqenin e Fierzës nga dy lumejntë, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi dhe të prodhimit të energjisë elektrike.