Soreca: Eshte koha qe palet te takohen

RTV KLAN 2019-05-24

Views 0

Faktori ndërkombëtar ka shtuar thirrjet ndaj maxhorancës dhe opozitës për të arritur në një kompromis lidhur me zgjidhjen e situatës politike në vend. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, bën një tjetër apel, duke u shprehur se rruga e vetme për kapërcimin e krizës politike vjen përmes dialogut.

?Tani ka ardhur koha për kompromis, qeveria dhe opozita të takohen në mesin e urës. Unë besoj që ura ekziston, thjesht duhet të gjendet?.

Reforma Zgjedhore është një tjetër arsye që sipas kreut të delegacionit të BE-së, duhet t?i bëjë bashkë maxhorancën dhe opozitën në një tryezë të përbashkët. Soreca tha se kishte ftuar qeverinë që të ndërmarrë disa hapa konkretë sa i përket shqetësimeve të opozitës lidhur me shitblerjen e votave, që njëherazi janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

?Kur takuam qeverinë e ftuam atë të bisedonte me opozitën në lidhje me Reformën Zgjedhore. E ftuam qeverinë të krijojë këtë dialog dhe të merren masa në ato fusha që janë në atë kompetencë të tyre, për të parë që nuk kishte nevojë për ndryshime legjislative. Kjo do të thotë që Reforma Zgjedhore mund të kryhet edhe pa ndryshimet legjislative me anën e disa hapave nga ana e qeverisë. E kemi ftuar qeverinë të ndërmarrë këto hapa në atë fushë që ka të bëjë me shit-blerjen e votave. Ka disa gjëra që mund të bëhen nga qeveria dhe këto janë gjërat që opozita ka kërkuar?.

Thirrje për dialog mes palëve bëri sërish një ditë më parë edhe Presidenti Meta, por qëndrimet e palëve duken ende larg, për aq kohë sa opozita këmbëngul në shkuarjen në zgjedhje pa Edi Ramën Kryeministër dhe mazhoranca e refuzon kategorikisht këtë kërkesë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form