#rtvora
Ditët e heshtjes dhe qëndrimi i gjatë në sirtar mbaruan.
Poezi të përzgjedhura si ?Montale, Quasimodo, Ungaretti, Perfectum Trinum?, të shqipëruara e me parathënie të poetit të ndjerë Zef Zorba, panë dritën e botimit në 99 vjetorin e tij të lindjes.
Një libër që sjell përmes 100 poezive, 3 poetet e medhenj italianë të shekullit të 20-të.
E veçanta e librit është se krah poezisë së shqipëruar, qëndron edhe origjinalja në gjuhën italiane.
Ana Shkreli: "Këto tre poetë shërbyen edhe si etër poetikë të vetë poetit Zorba gjatë jetës së tij, i ndriçuan rrugëtimin poetik."
Jeta e poetit kaloi përmes tallazeve të mëdha, prandaj ky mision i vajzave të tij, për t?u dhënë dritën e botimit shumë dorëshkrimeve, e veprave që ai la pas, na sjellin më shumë dimension për këtë figurë.
Elena Zorba: "Sot është një prej ditëve të tij të mbushura me dritë të bardhë."
Në hollin e teatrit në bashkëpunim me fototeken ?Marubi? u ekspozuan edhe disa fotografi të poetit, regjisorit e përkthyesit Shkodran, i cili mbetet përfaqësues kyç i modernizmit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/botohet-perfectum-trinum-libri-i-zef-zorbes-me-perkthime-te-poezive-me-te-mira-boterore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz