#rtvora
Shumë vende të rajonit kanë marrë masa në kufi për të ndaluar emigrantët nga Lindja e Mesme të cilët ishin nxitur nga disa raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Por a ka kapacitet Shqipëria për të përballuar një valë të tillë?
Ministri i Brendshem Sander LLesha u shpreh: "Sigurisht që menaxhimi i flukseve të emigrantëve shqetëson jo vetëm Shqipërinë e rajonin por dhe Europën në tërësi. Është e vështirë për tu kontrolluar qoftë dhe nga një vend i vetëm apo dhe kontinent i tërë. Viti 2015 ishte sfidë e madhe që tronditi shumëcka në Europë, pikërisht prej refugjatëve. Është e vërtetë që ka qarkulluar një raportim në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative. Ne kemi kapacitetet që kemi, dhe nuk mund të shtojmë kapacitete sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh. Do të marrim masat ashtu sic kemi marrë në të kaluarën për të pasur nën kontroll situatën. Ne kemi kapacitetet për të bërë pjesën tonë, sigurisht nuk mjafton pjesa jonë. Këtu është një çështje e madhe që i kalon rajonit, dhe besoj se së bashku me partnerët tanë, dhe Frontex ne do të jemi në gjëndje të mbajmë situatën nën kontroll."
Deklarata u be ga ministri kur pyet në konferencën për median me homologun e tij te Çekisë, njëkohësisht Zv.kryeministër, z. Jan Hamacek në ambientet e Ministrise se Brendshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-nuk-mund-te-shtoje-kapacitete-sa-here-aktivizohen-vale-refugjatesh
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz