#rtvora #fairplay
Dora e hekurt e përdorur nga Disiplina ka krijuar një kaos në futbollin shqiptar. Fusha dhe futbollist të dënuar për shkak të sulmeve verbale ndaj gjyqtarëvë kanë krijuar një situatë aspak komode në futbollin shqiptar. Një gjë të tillë e thotë edhe trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, i cili nga studio e "Fair Play nga Enkeleida Zeko" i bëri thirrje tifozëve dhe ekipeve që të mos akuzojnë arbitrat për mungesën e rezultateve, pasi nëse nuk punojnë të qetë bëjnë akoma dhe më shumë gabime.
"Unë kam punuar në Kosovë dhe realisht nuk merrej njeri me gjyqtarin. Hidhej një gurë, ndërpritej ndeshja dhe e merrje fitoren në tavolinë. Ne kemi kaq vjet që bëjmë futboll profesionist dhe mos të marrim masa ndaj, t'i lëmë arbitrat të qetë. Nuk duhet të dënohet tifozeria për një gur, për një objekt të fortë. Duhet të ketë një ligj, duhet të vendoset një ligj sepse i shërben futbollit, por shpresojmë që çdo gjë të shkojë për mirë tani. I prishim arbitrat pasi nuk i lëmë të qetë. Nuk duhet t'i vendosim në presion."-komentoi Devolli.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/devolli-thirrje-organeve-kopetente-mos-na-denoni-nje-gur-arbitrat-duhet-te-punojne-te-qete
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz